Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala po akuzohet nga Prokuroria Speciale se ka kryer veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.
Prokuroria po dyshon se Shalës në mënyrë të kundërligjshme iu janë shtuar tri vota në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës.
Gazeta Insajderi ka telefonuar ish-deputetin Shala për të parë se si e komenton ngritjen e aktakuzës, por i njëjti tha se nuk di asgjë për të.
“Bash u çudita, hale nuk e kam pa, nuk e dita për çka është ky send. Hiç nuk di, send”, u shpreh shkurt ai.


