Zvicra sot nuk arriti ta ruajë deri në fund barazimin dhe pësoi humbje 1:0 ndaj Brazilit, kombëtare kjo që u kualifikua tutje në 1/8 e finales.
Tani, në grupin G ka mbetur edhe një vend i lirë për kualifikim, ku do të luftojnë tri ekipe, Zvicra, Kameruni dhe Serbia.
Helvetikët aktualisht janë në vendin e dytë me tri pikë, Kameruni i treti me një, aq sa ka edhe Serbia në vendin e fundit.
Në xhiron e tretë dhe vendimtare, Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës do të përballet me Serbinë.
Kualifikimin tutje Zvicra mund ta sigurojë nëse e mund Serbinë, pa u varur nga ndeshja tjetër Brazil-Kamerun.
Ndërsa, edhe barazimi mund ta kualifikoj tutje Zvicrën, me kusht që Kameruni nuk fiton ndaj Brazilit.
Nëse fiton minimalisht Kameruni ndaj Brazilit dhe Zvicra barazon me Serbinë, atëherë dy ekipet kanë goldallim të njëjtë dhe vendosin golat e shënuar në grup.
Aktualisht, Zvicra ka shënuar vetëm një gol, kurse Kameruni tre.