Bologna e drejtuar nga trajneri Thiago Motta po mhanit të gjithë futbolldashësit në Itali dhe jo vetëm.
Skuadra e teknikut italo-brazilian është aktualisht në vendin e pestë dhe po lufton për të siguruar një biletë për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm. Rezultatet, por mbi të gjitha stili argëtues i lojës që ofrojnë idetë e Mottas, bëjnë që për 41-vjeçarin të ketë interes nga klubet më të rëndësishme të Europës.
Në Serie A, Milan dhe Juventus janë dy nga klubet që janë të “joshura” nga Motta teksa avokati i trajnerit të Bolognas, Dario Canovi, pranoj se i përfaqësuari i tij kërkohet nga më të mirët. Ndër të tjera, Canovi shtoi se për të bindur Mottën nuk mjafton vetëm një skuadër e mirë.
“Motta është nga ata trajnerë që tërhiqen pas një projekti, kërkon të marrë pjesë në ndërtimin e skuadrës dhe të jetë i përfshirë në zgjedhjet e klubit. Nuk besoj se në të ardhmen do të pranoj një klub që i ofron vetëm një skuadër të mirë.
PSG, Juve apo Milan? Bëhet fjalë për klube të mëdha, do të jetë e vështirë për të refuzuar klube kaq prestigjioze. Raporti me Ibrën? Në Paris u bënë shumë miq dhe ka shumë respekt mes tyre”, u shpre Motta.