Lajme

Ja se si do të duket Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

2 vite më parë
nga:Y I

Analisti Drizan Shala shpjegoi me hartë se si do të duket asociacioni i komunave serbe.

Ai tha se janë 10 komuna që janë pjesë përbërëse e asociacionit me shumicë serbe.

Më tej Shala nënvizoi se në pjesën veriore janë katër komuna me autonomi territoriale.

“Janë 10 komuna që janë pjesë përbërëse e asociacionit me shumicë serbe. Është Mitrovica e Veriut, Zubin Patok, Zveçan, Leposaviqi, Graçani. Këto do të kenë lidhje të drejtpërdrejt të asociacionit.

Shtërpca, Kllokoti dhe Novobërda, janë komuna në brendësi të territorit të Kosovës por këtu komuniteti që e bën shumicën nuk janë serbët por janë shqiptarët. Dy komunat e tjerë me shumicë serbe është, Ranillugut dhe Parteshit.

Në pjesën veriore janë katër komuna me autonomi territorial. Pasi të zbatohet plani franko-gjerman do të shohim se cilat defekte kemi arritur gjatë këtij procesi të negocimit.