Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, emigrantët nga Ukraina ka të ngjarë të shkojnë kryesisht në shtetet e BE-së, të Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë, me të cilat Ukraina ndan kufij, tha të shtunën Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
Tutje u tha se shtetet më të mundshme për t’u prekur janë ato në të cilat tashmë jetojnë shumë ukrainas. Diaspora ukrainase në Zvicër është relativisht e vogël në krahasim me atë në vendet e tjera evropiane, me rreth 7,000 njerëz, sipas SEM. Megjithatë, për shkak të situatës së paqartë dhe në ndryshim të shpejtë në Ukrainë, SEM tha se nuk ishte e mundur të bëhej një vlerësim përfundimtar – situata po analizohet në vazhdimësi.


