Showtime

Ja se me kë e ka kaluar Sarah natën e parë pas daljes nga “BBV”

01/09/2022 14:49
nga:Donika Fetahu

Blogerja Sarah Berisha, tanimë ish-banore e “Big Brother Vip”, në një emision foli hapur për eksperiencën e saj në shtëpi.

Sarah ka folur për marrëdhënien me Dj PM. Ajo ka treguar se Pajtimi i ka ndryshuar komplet rrugëtimin e saj, shkruan GazetaBlic.

Ndërkohë, ajo u pyet se me kë ka kaluar natën e parë pas daljes nga “BBV”.

“Ku e ke kaluar natën e parë pas daljës nga “Big Brother”?”

“Natën e parë e kam takuar PM-in në studio dhe jemi ndarë te parkimi. Më pas kam shkuar në shtëpi dhe kam qëndruar me familjen time e kam fjetur me motrën time në krevat.”- u shpreh ajo.

“Po natën e dytë?”

“Natën e dytë u mblodhem të gjithë në një darkë. Pyetja tjetër?”, u përgjigj Sarah duke ngjallur dyshime se edhe natën e dytë e ka kaluar me PM./GazetaBlic/