Showtime

Ja se kush është ‘msiti’ për lidhjen e Fifit me Adisin

02/08/2022 13:52
nga:Donika Fetahu

Dyshja më e re e showbizit shqiptar, Fifi dhe Adisi, po komentohen edhe për detajin më të vogël.

Ata zyrtarizuan lidhjen e tyre në një klub nate teksa këngëtarja kosovare po performonte dhe shkëmbyen një puthje në buzë, si shenjë konfirmimi të fillimit të lidhjes së tyre, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse gjithçka duket se ka rrjedhur shumë shpejt, ndjekësit janë të bindur se e kanë gjetur ‘kumbarin’ e këtij çifti.Bëhet fjalë për njëring nga ish-banorët e “BBV”, Kledin.

Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq duke frekuentuar së bashku dreka e darka.Ku sipas fansave kjo duhet të jetë periudha kur Fifi njohu Adisin.

Përndryshe Kledi ka lidhje familjare me Adisin./GazetaBlic/