Showtime

Ja se cilët nga ish-banorët e “Big Brother Vip” munguan në finale

02/20/2022 12:57
nga:Donika Fetahu

Finalja e shumëpritur e emisionit më të shikuar “Big Brother Vip”, ishte me 18 shkurt të premten, me katër finalistët e fundit Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel.

Çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e fitoi balerini i njohur Ilir Shaqiri, i cili deri në momentin e fundit rival e kishte aktorin e njohur Donald Veshaj, shkruan GazetaBlic.

Në spektaklin e madh ishin të ftuar të gjithë ish-banorët e “BBVIP”, por kishte mungesa.

Dy ish-banorët të cilët nuk ishin prezent në finalen e madhe ishin aktori i njohur Igli Zarka dhe Klaudio Nika./GazetaBlic/