Këngëtarja me famë botërore Rihanna, sipas ‘Forbes’ u cilësuar si gruaja më e fuqishme në botë.
Suksesi i saj mori hov të madh falë linjës kozmetike ‘Fenty Beauty’, ku këngëtarja nga Barbados ka pasur më shumë se 550 milionë dollarë të ardhura në vitin 2020.
Kurse në linjën e të brendshmeve Savage x Fenty i ka 30% të aksioneve, dhe mblodhi para në vlerë prej 1 miliard dollarësh në shkurt të vitit 2021.
Badgirl Riri, është ndër emrat e paktë që kanë statusin e miliarderit në moshën e saj, dhe së fundmi këngëtarja u nderua në vendlindjen e saj Barbados, gjatë inaugurimit presidencial, i cili shërbeu për të shënuar kthimin e vendit në një republikë, “Heroinë kombëtare”./GazetaBlic/
View this post on Instagram


