Showtime

Ja se çfarë i tha Albërije Hadërgjonaj në vesh Trixës kur hyri në “BBV”

02/06/2022 14:08
nga:Donika Fetahu

Në një prime të “Big Brother Vip”, kishte qenë e ftuar tezja e Beatrixës, këngëtarja e mirënjohur Albërije Hadërgjonaj, ku u përfol se ajo i kishte thënë diçka në vesh mbesës së saj.

E ftuar në ‘Fan Club’ Trixa, zbuloi se çfarë i kishte thënë ajo, shkruan GazetaBlic.

“Unë u fika, çfarë do më thotë. Më tha Trixa zgjohu herët, pastrohu, kujdes, kujdes dhe më la si pemë”, u shpreh këngëtarja duke qeshur./GazetaBlic/