Showtime

Ja se çfarë duhej ti tregonte Keisi vajza e Sabianit atij, flet ish banori i BBV

12/15/2021 20:16
nga:Donika Fetahu

Ish banori i shtëpisë më të famëshme në Shqipëri Sabiani, pas daljes së tij nga “BBV” u ftua në emisione të ndryshme të fliste rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë.

Sabina sa ishte në “Big Brother Vip” u suprizua nga vëllau i madh, ku befasia ishte vajza e tij Keisi Medini.Bab e bijë ishin të ftuar në një emision ku ata folën hapur rreth ngjarjeve që përfshijnë “BBV”, rrëfyen emocionet e takimit të tyre brenda shtëpisë, shkruan GazetaBlic.

Sabiani tha se vajza e tij Keisi duhej ti tregonte atë ditë kur u takuan se këngëtari kishte përkrahje shumë të madhe jashtë.

“Mendoja se nuk do kisha një pritje kaq të madhe. Dilja jo i preferuari i publikut dhe thosha çfarë dua unë këtu brenda. Kjo më rëndonte psikologjikisht. Thosha ku është ai publiku im që më ka dëgjuar 21 vite. Ndoshta nuk i pëlqen tipi im. Kjo më ka penalizuar pak brenda shtëpisë”, u shpreh këngëtari sa i përket “BBVIP”.

Pas kësaj Sabianin e pyetën se çfarë do të ndryshonte nëse do kthehej mbrapsht në “Big Brother Vip”, ai tha,“Do ndihesha më i sigurt, nuk do ndryshoja diçka nga loja ime se realisht nuk kisha hyrë për lojë. Unë gjithmonë përpiqesha ta merrja me pozitivitet”, këto ishin fjalët e Sabianit për eksperiencën e tij dhe gjithçka rreth “Big Brother Vip”./GazetaBlic/