Sporti

Ja sa para fitoi Oleksandr Usyk pasi mposhti Anthony Joshuan

09/26/2021 00:24
nga:Lorik J

Oleksandr Usyk e ka fituar meçin ndaj Anthony Joshuas dhe është kampion i ri i botës.

Usyk ishte fantastik ndaj boksierit birtanik, duke treguar potencialin e tij të madh që ka. Ai fitoi me vendim unanim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ukrainasi tani është kampion bote në titujt WBO, WBA dhe IBF në kategorinë e rëndë.

TotalSportal raportoi se Usyk do të fitojë 3 milionë funte për ndeshjen e sotme.

Kjo është shuma më e madhe që Usyk e ka fituar në karrierës e tij, sipas Sportekz. Nëse përmbushet objektivi i pagesës për të drejtat televizive, Usyk mund të shtojë edhe një ose 2 milionë funte.

/GazetaBlic Sport.