Sporti

Ja sa do të paguajë Manchester United për Cristiano Ronaldon

08/27/2021 17:07
nga:E K

Cristiano Ronaldo është shumë afër kalimit te ish skuadra e tij, Manchester United.

Ylli portugez ishte pranë kalimit te rivalët lokalë të United, Manchester City, por me hyrjen në garë të “Djajve të Kuq” gjithçka ndryshoj dhe tani, City janë larguar nga gara për të, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi anglez do të paguajë 25 milionë euro plus bonuse pë Juventusin, dhe do t’i ofrojë lojtarit kontratë dy-vjeçare.

Marrëveshja është shumë afër të ndodhë dhe Ronaldo mund të konsiderohet lojtar i Manchester Unitedit.

/GazetaBlic Sport/