Karim Benzema u zëvendësua në minutën e 17-të të lojës së Real Madridit ndaj Real Sociedad për shkak të një dëmtimi muskulor dhe mund të humbasë ndeshjet kyçe të Los Blancos kundër Interit dhe Atletico Madrid të martën dhe të dielën e ardhshme.
Përpos një mrekullie, Benzema nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për duelin e mesjavës në Champions League ndaj Interit, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes të së martës kundër Nerazzurrëve, Real Madridi do të presë rivalët e qytetit Atletico Madrid.
Benzema e kuptoi se kishte marrë një dëmtim muskulor gjatë vrapimit pa top në ndeshjen e djeshme.
/GazetaBlic Sport


