Showtime

Ja përse Rozana Radi nuk pranoi ftesën e “Big Brother Vip”

01/13/2022 15:11
nga:Donika Fetahu

Në këtë reality-show të “Big Brother Vip” shumë emra të njohur qarkulluan se do të jenë konkurentë të këtij edicioni.

Por shumë prej tyre kanë refuzuar për arsyje nga më të ndryshmet, shkruan GazetaBlic.

Ndër to ishte edhe këngëtarja e njohur Rozana Radi.

Së fundmi në një pyetësor të zhvilluar nga këngëtarja në profilin e saj në Instagram, kishte treguar arsyjen se përse nuk e ka pranuar ofertën.

“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother”, tha ajo./GazetaBlic/