Fit&Sexy

Ja përse duhet ta ndërroni shampon e flokëve kohë pas kohe

06/03/2022 20:29
nga:G C

Siç kemi mësuar, flokët tuaj në të vërtetë mund të mësohen me shampon të cilin e përdorni, dhe duhet të zgjidhni përbërës të caktuar bazuar në nevojat e llojit tuaj të flokëve. Pavarësisht – flokët në të vërtetë mund t’ju tregojnë kur ato dëshirojnë (ose kanë nevojë, me të vërtetë) për një shampo të re.

Flokët tuaj japin shenja të dukshme në momentin që ato bëhen ‘imune’ ndaj përbërësve të shampos që po përdorni momentalisht, dhe këto janë shenjat:

Duken të palara: tingëllon e pabesueshme, por pas një kohe, shampoja juaj nuk do të jetë në gjendje ta bëjë punën e saj 100 përqind, sepse siç u përmend, flokët tuaj mësohen me atë që përdorni. Një shenjë e mirë që tregon se shampoja specifike nuk po funksionon më është kur edhe pasi laheni ato duken si të palara dhe të yndyrshme.

Flokët nuk kanë volum: askujt nuk i pëlqejnë flokët pa volum, dhe shumicën e rasteve ka shumë mundësi që po përdorni shampon e gabuar se keni kohë që përdorni shampon e njëjtë. Nëse e vëreni këtë dallim në flokët tuaj, nxito për në dyqan dhe zgjidh një shampo të re.

Majet e flokëve janë të thata: nëse filloni të vëreni se flokët tuaj janë më të thatë se zakonisht, atëherë përbërësit e shampos tuaj kanë ndalë së dhëni efekt në flokë. Mirëpo kur flokët tuaj ndjehen të brishtë ose të thatë, kjo mund të nënkuptojë edhe që shampoja juaj është shumë e ashpër dhe duhet të kaloni në atë që është më hidratues.