Showtime

Ja përse Donaldi nuk e shpëtoi Dagzin

01/19/2022 19:17
nga:Donika Fetahu

Mbrëmë në Prime të Big Brother VIP, ndodhi diçka si asnjëherë më parë

Pas eleminimit të rregullt ‘Vëllau i Madh’ kishte vendosur të shkonin në nominim dy të fundit pas inicimit të zingjirit për nominim, që filloi nga Beatrixa, shkruan GazetaBlic.

Në nominim shkuan Einxhel dhe Dj Dagz, ku ky i fundit u eleminua përfundimisht nga “BBV”.

Ndërkaq, Donaldi shprehu një arsye të thjesht se pse ai nuk e shpëtoi Dagzin dhe këtë e diskutoi me Beatrixën.

“Unë Dagzin nuk e kam zgjedh prej Einxhelit se e di që zgjedh Einxhelin. E them pastërtisht fare. Unë nuk dua të dal Dagzi, dua të nxjerr atë jo Dagzin,” u shpreh ai./GazetaBlic/