Lajme

Ja ndalojnë vajzën në aeroportin e Beogradit, reagon Trajkoviq: “E gjithë familja është në njëfarë liste”

03/23/2023 08:40
nga:Astrit Gashi

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar në Twitter se vajza e saj është ndaluar sërish në aeroportin e Beogradit, teksa po dilte nga vendi.

“E gjithë familja është në një lloj liste” pa asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi. Edhe sa?”, ka shkruar Trajkoviq dhe ka etiketuar në postim llogaritë e Presidentit, Kryeministrit dhe Qeverisë së Serbisë në Twitter.