Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate në Lojërat Olimpike.
20-vjeçarja, Caroline Dubois është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.
/GazetaBlic Sport


