Showtime

Ja me cilën prej vajzave brenda shtëpisë do krijonte një lidhje Armaldo nëse nuk do ishte i martuar?

03/28/2023 23:29
nga:G B

I ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio në emisionin ‘Ndryshe’ ishte Meastro Armaldo Kllogjeri, ish- banor i ‘Big Brother VIP Albania’.

Ai i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Nëse do të ishe beqar, me cilën prej vajzave brenda shtëpisë do krijonte një lidhje Armaldo.

Jori është vajza më seksi aty. Kush nuk do e donte në krah një modele.

A është i përfshirë në politikë Armaldo?

Më pëlqen të dëgjoj politikë, e mira është që të gjithë të përfshihen në politikë. Nuk kam qenë aktiv, kam bindjet e mia, kam kritikat e mia për çdo parti.