Lajme

Ja kush është shoferi që hyri në sheshin ‘Skënderbej’ dhe rrezikoi qytetarët

04/25/2021 13:24
nga:Lorik J

Drejtuesi i mjetit që në mes të ditës theu barrierat e vendosura rreth e rrotull dhe rrezikoi qytetarët dyshohet se ishte i droguar.

Ai është identifikuar si shtetasi Arben Mema, 32 vjeç.

“BalkanWeb” raporton se me vete i janë gjetur disa doza kanabisi. Po kështu mësohet se para se të hynte në sheshin “Skënderbej”, ai ka përplasur disa makina rrugës.