Ndeshja e sotme në “Wanda Metropolitano” mes Manchester United dhe Atletico Madrid ka përfunduar baraz me rezultatin 1-1.
Joao Felix shënoi me kokë për vendasit në minutën e shtatë – kurse për rezultatin final dhe barazimin e takimit u përkujdes 19 vjeçari, Elanga, i cili shënoi pas 80 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjithçka ka mbetur e hapur dhe çerekfinalisti do të vendoset në ndeshjen e ardhshme.
Ndeshja e kthimit në “Old Trafford” do të zhvillohet me 15 mars nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


