Sporti

Ja kur pritet të zyrtarizohet marrëveshja e re mes Vinicius dhe Real Madrid

06/16/2022 12:56
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Vinicius Junior kanë arritur një marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës së 21-vjeçarit brazilian, i cili është i lidhur me Merengues deri në verën e vitit 2024.

Gazeta Marca avancon se mbetet për t’u përcaktuar nëse kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026 apo 2027. Një siguri: lojtari do të ketë një rritje të konsiderueshme në pagë, përcjell GazetaBlic Sport.

Anësori, me një nga pagat më të ulëta në skuadër (3.2 milionë euro/vit, vetëm mbrojtësi Vallejo dhe portieri Lunin kanë një pagë më të ulët), do të marrë 10 milionë euro në sezon, që do të korrespondonte me një nga pagat më të larta në botën e futbollit.

Klauzola e lirimit, e parashikuar në 350 milionë euro, do të rritet në një shifër stratosferike, 1 miliardë euro, për të parandaluar që skuadra të tjera të kenë mundësinë për të transferuar Vinicius Junior nga Real Madrid.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, njoftimi zyrtar i rinovimit të kontratës duhet të bëhet në ditët e para të korrikut.

/GazetaBlic Sport/