Sporti

Ja kur pritet të merret vendimi për ndeshjen Rumani – Kosovë

11/18/2024 09:48
nga:Lorik J

UEFA, shtëpia e futbollit evropian – ende nuk ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani – Kosovë.

Në duelin e së premtes, lojtarët e Kosovës me shumë të drejtë lëshuan fushën, pasi tifozët filluan me thirrje raciste e diskriminuese si ajo “Kosova është Serbi”. Pas largimit nga fusha, lojtarët nuk u kthyen më dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave rumune, UEFA pritet të marrë vendim final brenda disa javëve. Sipas Digi Sport, vendimi i UEFA-s do të shpallet jo më vonë se data 11 dhjetor, kur do të përcaktohen edhe kutitë e votimit për eliminatoret e Botërorit 2026.

Vendimi që do të marrë Komisioni i Etikës i UEFA-s pas incidenteve në Arenën Kombëtare të Bukureshtit është i zbatueshëm, ndaj në bazë të tij do të dimë saktësisht se si do të duket renditja përfundimtare e Grupit C2 në Ligën e Kombeve.

/GazetaBlic Sport