Sporti

Ja kur pritet të fillojë dueli i Distria Krasniqit ndaj italianes, Guiffrida

07/28/2024 16:08
nga:E K

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin me izraeliten, Geffen Primo dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të Lojërave Olimpike.

Distria Krasniqi fitoi me Ippon pas rreth një minuti ballafaqim dhe tashmë ndodhet në gjysmëfinalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me italianen, Guiffrida.

Kjo përballje pritet të nisë rreth orës 16:40, e në rast fitore, Distria Krasniqi siguron edhe medaljen për shtetin tonë.