Lajme

Ja kur merret vendimi për ndryshimin e masave anti-covid

05/24/2021 17:23
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë, do të mbaje takim të mërkurën duke filluar nga ora 10:00, me kryetarët e komunave të Kosovës, për të marrë vendim për ndryshim apo jo të masave anti-covid, shkruan Gazeta Blic.

Lajmi është konfirmuar për Gazeta Blic, nga zyrtarë brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë takim të thirrur nga ministri Arben Vitia, do të diskutohet heqja e orës policore dhe lehtësimi i disa masave tjera për sektorin e gastronomisë.

Kjo për shkak që ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve të reja me koronavirus.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar për vendimet që do të merren në këtë takim.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë dhuruar edhe 10 mijë vaksina anti-covid nga shteti i Kroacisë.

Mirëpo, për zvogëlimin e rasteve të reja me koronavirus, deputetët e opozitës kanë hedhur dyshime për manipulim me shifra.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha sot se është ka dyshime të mëdha për fshehje të viktimave nga koronavirusi.

Këtë deklaratë Haxhiu e bëri në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi.

@Gazeta Blic.

 

Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-covid