Sporti

Ja kur hidhet shorti për Play Off të Kupës së Botës

11/16/2021 23:00
nga:Lorik J

Tashmë gjithçka është e qartë sa i përket Kupës së Botës 2022.

12 skuadrat që kanë zënë vendin e dytë në grupet e tyre, do të luajnë në “Play Off” të Kupës së Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadrat janë të ndara në dy grupe dhe do të përballen me njëra tjetrën, sipas shortit.

Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi janë në një grup, kurse Turqia, Polonia, Maqedonia, Ukraina, Austria dhe Çekia në grupin tjetër.

Shorti mbahet me 26 nëntor, kurse vlen të ceket se vetëm tri kombëtare do të luajnë në Kupën e Botës 2022.

/GazetaBlic Sport