Lajme

Ja kur do të takohen sindikalistët me partitë opozitare

09/02/2022 11:02
nga:Genita C

Sot në orën 11:00 pritet të mbahet takimi sindikalistëve me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kurse në orën 14 do të jenë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, Jasharaj ka thënë për GazetënBlic, se presin edhe takime me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë që përmes dialogu të arrihet një zgjidhje.

“Kjo grevë nuk është politike, por sindikale. I kemi dërguar ftesa për takim LVV, PDK, LDK, AAK, dhe grupit Multietnik 6 plus në mënyrë që secili që mund të kontribuoj që përmes ndonjë marrëveshje të plotësohen kërkesat tona”, thotë Jasharaj ndër të tjera.

Nga angazhimi i Vjosa Osmanit, deri te takimet me liderët e partive politike – Jasharaj: Në këto rrethana do të ndërpritet greva në arsim