Lajme

Ja kur do të betohet Bedri Hamza si kryetar i Mitrovicës dhe me kë do të qeverisë!

11/22/2021 18:02
nga:Gazeta Blic

Bedri Hamza, do të betohet si kryetar i Mitrovicës më 1 dhjetor.

Kështu bëri të ditur vetë Hamza.

“Unë e kam nënshkruar ftesën për seancën konstituive e cila do të mbahet më 1 dhjetor”.

Hamza tha se është në bisedime me partitë e tjera politike për të krijuar një koalicion të qëndrueshëm dhe stabil.

“Jemi në bisedime. PDK i ka fituar 14 asamblist. Kam pas marrëveshje me disa subjekte që kanë fituar nga një asamblist, besoj se do të jetë në rregull sa i përket shumicës në kuadër të asamblesë”.

Bedri Hamza tha se është në bisedime edhe me Lidhjen Demkratike të Kosovës.

“Sa i përket LDK-së, kam pasur biseda. Realisht i kuptoj interesat e subjekteve politike. Të shohim a po mund të gjejmë gjuhë të përbashkët”.

Hamza është mbështetur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë që e kanë nga një asambleistë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.