Euro2024

Ja kundërshtarët e ekipeve shqiptare në raundin e parë kualifikues të Champions League

06/18/2024 14:26
nga:Lorik J

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë të Champions League. Kështu Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiç kanë mësuar kundështarët e tyre në këtë fazë.

Egnatia “peshkoi” FK Borac Banja Luka, ekipi kampion i Bosnje Hercegovinës. Një ekip i kalueshëm në letër, teksa sfida e parë do të luhet në transfertë.

Struga është e pafat, pasi u vu përballë Slovan Bratislavas, me duelin e parë që do ta luajë në transfertë. Kujtojmë se në të kaluarën kampionët sllovakë janë përballur me Partianin. Edhe Deçiç do ta nisë në transfertë, teksa sfidon The Neës Stains.

Nga ana tjetër Ballkani u shortua me kampionët e Andorës, UE Santa Coloma dhe duelin e parë do ta luajë në shtëpi.

Kujtojmë se ndeshjet e para të turit të parë të Chaampions do të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave. Saktësisht me 17 dhe 17 korrik 2024.

Çiftet te turit të parë:

ŠK Slovan Bratislava (SVK) – Struga

The Neë Saints FC (WAL)– Deçiç

FK Borac Banja Luka (BIH)– Egnatia

Hamrun Spartans FC (MLT) – Lincoln Red Imps FC (GIB)

Ballkani – UE Santa Coloma (AND)