Sporti

Ja ku mund ta shikoni shortin e Ligës së Kampionëve

12/18/2023 11:52
nga:Lorik J

Javën e kaluar përfundoi faza e grupeve në Champions League. Pas kësaj, 16 skuadra kaluan në fazën e eliminimit. Para pushimit dimëror do të hidhet shorti, i cili është caktuar për sot, më 18 janar, në orën 12:00 në Nyon.

Transmetimin e shortit mund ta ndiqni në faqen zyrtare të UEFA-s.

Statusin e mbajtësve e kanë arritur klubet që kanë përfunduar në vendin e parë në grup, ndërsa klubet e dyta janë “jo-mbajtëse”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipet që përfunduan në vendin e parë janë: Arsenal, Atletico, Bayern, Barcelona, Borussia Dortmund, Manchester City, Real Madrid, Real Sociedad

Ekipet që përfunduan në vendin e dytë janë: Kopenhagen, Inter, Lazio, Leipzig, Napoli, PSG, Porto, PSV

Në short nuk mund të bien dy klube nga i njëjti shtet dhe dy klube që ishin në të njëjtin grup. Champions League rifillon më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa finalja luhet në Wembley më 1 qershor.