Sporti

Ja ku mund ta shikoni ballafaqimin Rafael Nadal – Novak Djokovic

05/31/2022 20:21
nga:Lorik J

Rafael Nadal dhe Djokovic sonte do të takohen në çerekfinale të French Open.

Nadal dhe Djokovic takohen në Paris me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Rivaliteti midis Rafael Nadal dhe Novak Djokovic është një nga më interesantet në historinë e tenisit dhe ndoshta rivaliteti më i madh i dekadës së fundit.

Këtë ndeshje mund ta shikoni LIVE në Eurosport në platmoformën e Art Motion.

/GazetaBlic Sport