Showtime

“Ja ku ia nisëm përsëri”, me videon e fundit Loredana nxit dyshimet për një rikthim me Mozzik

08/24/2022 22:13
nga:Genita C

Edhe pse ka kohë që ata kanë përfunduar marrëdhënien e tyre Mozzik e Loredana komentohen ende në media për raportin e tyre.

E një video e publikuar së fundmi nga reperja Lori ka bërë që fansat të mendojnë se ajo ia ka dedikuar Mozzit postimin e saj në Tik-tok.

Në videon e publikuar ajo na ka treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri.

Dhe reagimi i saj ishte “Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhej në audion virale që shoqëronte videon e artistes.