Lajme

Ja kë pritet që PDK ta kandidojë për kryetare të Podujevës!

07/30/2021 20:31
nga:N M

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka zyrtarizuar ende kandidaturën për të udhëhequr me Komunën e Podujevës, në garën e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

Emri më i përmendur brenda PDK-së në Podujevë, është ai i deputetes, Floretë Zejnullahu.

Floretë Zejnullahu, me shumë gjasë mund t’i hyjë garës për të udhëhequr me Podujevën.

Gazeta Blic ka provuar që të konfirmojë këtë gjë, por që deputetja e PDK-së, nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Floretë Zejnullahu, është deputete e Kuvendit, në dy mandate radhazi.

Ajo është edhe familjare e heroit Hakif Zejnullahu.

Në anën tjetër, të gjitha partitë politike, tashmë i kanë bërë të ditur emrat e personave që do garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit, në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendososje, do e vazhdojë garën me kryetarin aktual të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës, me ish-deputetin, Ekrem Hyseni.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Podujevë do të garojë me Besnik Tahirin – i cili aktualisht është shef i grupit parlamentar të partisë së Ramush Haradinajt.

Ndërsa, Xhemajl Hasani, është kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës.