Showtime

Ja detaji që zbulon të vërtetën se a është vëllai i Donaldit ai që është tani në BBV

11/30/2021 17:35
nga:Genita C

Donald Veshaj ditëve të fundit është afruar shumë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Dyshja kanë pranuar tanimë se kanë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit, derisa gjithë kohës janë të pandashëm brenda shtëpisë.

Ndonëse të shumtë kanë qenë ata se dyshojnë se ai që ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP është vëllai i Donaldit, Romeo, një teori e tillë bie poshtë.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, ndonëse kanë ngjashmëri të madhe, ata dallojnë për nga tatuazhet që kanë në trupin e tyre.