Turizem

Ja ç’lloj udhëheqësi je, bazuar në shenjën tënde të horoskopit

01/30/2022 18:57
nga:Donika Fetahu

DASHI – Për ju, të vishni rolin e boss-it është e natyrshme dhe spontane. Keni lindur për të qenë shefa. Në këtë pozicion arrini të jepni më të mirën tuaj. Jeni miqësorë, tolerantë dhe të mirëkuptueshëm me vartësit tuaj. E vlerësoni kur ju kërkojnë këshilla dhe mendime mbi punën, por në të njëjtën kohë do donit që ata të ishin të pavarur. Jo më kot, ndërtoni me ta marrëdhënie miqësore që zhvillohen edhe jashtë pune.

DEMI – Ju jeni njerëz ankthiozë dhe të merrni përgjegjësi të tilla, mund të jetë burim shqetësimi dhe stresi. Ndaj, keni nevojë për bashkëpunëtorë të përgatitur dhe të besuar, të cilët nuk lejojnë që të futeni në telashe. Fatkeqësisht, ankthi juaj nganjëherë ngatërrohet me pasiguri dhe dikush mund t’i bëjë bisht detyrës. Po ta mendosh mirë, nëse do kishit të njëjtën pagesë, do hiqnit dorë nga roli i drejtuesit, vetëm që të keni më pak problem, orare më të shkurtuara dhe më shumë kohë për ndjenjat.

BINJAKËT – Nuk është e lehtë të kesh shef dikë si ju, edhe pse tregoheni gjithnjë shumë miqësorë, zbavitës, lojcakë dhe mirëkuptues, sjellja juaj mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin dhe vartësit tuaj e dinë mirë një gjë të tillë. Nuk jeni të famshëm për besnikëri. Pika juaj e fortë është aftësia për të motivuar njerëzit që punojnë me ju, duke i ndihmuar të zbulojnë aftësitë, të cilat nuk i dinin se i kishin. Ky nuk është një faktor për t’u nënvlerësuar.

GAFORRJA – Edhe pse nuk ta jepni përshtypjen, jeni njerëz ambiciozë dhe me inteligjencë arrini të mbuloni poste prestigjoze në vendet ku punoni. Për ju, vartësit janë si një lloj familjeje, në të cilën krijohen të njëjtat dinamika: simpatitë, antipatitë, xhelozitë dhe thashethemet janë ‘bukë për dhëmbët tuaja’. Pavarësisht dukjes si ‘qingja’, dini si të vendosni autoritetin tuaj në vend dhe nuk harroni thuajse asgjë. Ndjeshmëria juaj është një dhuratë në punë.

LUANI – Edhe ju, si Dashët, keni lindur për të mbuluar role prestigjoze dhe nuk arrini të shprehni dhuntinë tuaj, nëse vartësit nuk ndjekin vullnetin tuaj. Jeni lider zemërgjerë dhe të kuptueshëm, pavarësisht nëse dikush gabon. Madje, shpesh, gabimet e të tjerëve ju lejojnë të dalin më në pah aftësitë tuaja drejtuese. Pavarësisht problemit dhe rolit tuaj si drejtues/e, shumë herë edhe ju duhet të jepni llogari diku. Dhe ju e urreni të keni një shef mbi kokë!

VIRGJËRESHA – Për ju mund të jetë pak e rëndë të bëni shefin, sepse kjo do të thotë të keni të bëni me vartës të cilët nuk kanë të njëjtat aftësi analitike dhe logjike me ju dhe pikërisht për këtë, mund të dëmtojnë sistemin tuaj nervor. Nuk e kuptoni që shpesh fiksoheni mbi disa veçori të padobishme të vartësve, duke nënvlerësuar aftësitë krijuese apo komunikuese të atij që keni përballë.  Nëse zhvlloni pak ndjeshmërinë, mund të bëheni shefa të paharrueshëm.

PESHORJA – Për njerëzit e pavendosur si ju, nuk është e lehtë të mbuloni rolin e shefit apo të mbani shumë përgjegjësi mbi supe. Jeni shumë të ndërgjegjshëm se sa punë duhet për të bërë zgjedhje që mund të kushtëzojnë të tjerët. Ajo që ju dallon, ëshë aftësia dhe dhuntitë magjike që keni në marrëdhënie me të tjerët dhe për të komunikuar. Ju arrini të ndërtoni marrëdhënie të mira me të gjithë dhe me diplomacy, vendosni paqe mes kolegëve, edhe kur këta të fundit janë gërnjarë.

AKREPI – Të bëheni drejtues apo sheva të dikujt në punë, për ju mund të jetë arsye hakmarrje apo shpagimi moral në kontekstin professional. Pavarësisht se disa ju duan dhe të tjerë ju urrejnë, keni gjithnjë njerëz me të cilët bashkëpunoni, që kanë një opinion shumë të keq për ju përsa i përket mënyrës se si punoni. Ama, ka edhe nga ata që ju duan dhe janë pikërisht këta të fundit që ju lejojnë të nxirrni në pah vlerat tuaja, aftësitë dhe dhuntitë që keni si lider. Dijani për faleminderit atyre që ju duan.

SHIGJETARI – Në dallim nga dy shenjat e tjera të zjarrit, ju nuk keni nevojë për të patur role prej lideri, për t’u dalluar. Jeni njerëz të shkëlqyer, por shpesh bini pre’ e mendjemadhësisë. Këtë e bëni edhe kur jeni në rolin e shefit/es apo përgjegjësit në punë.  Nuk jeni gjithnjë të vëmendshëm ndaj përgatitjes që mund të kenë bashkëpunëtorët tuaj. Nuk arrini dot të mbani ‘nën kontroll’ anën tuaj të mësuesisë dhe doni me se s’bën të përhapni dijet tuaja. Pak përulësi dhe modesti do ju bënte të ishit shefa më të mirë.

BRICJAPI – Për ju karriera është  prioriteti kryesor në jetë dhe synoni gjithnjë pozicione me pushtet (edhe pse nuk do të thotë domosdoshmërisht të jeni shef/e). jeni shumë të përpiktë, të organizuar, por në ndryshim nga Virgjëresha, jeni të ndërgjegjshëm se jo të gjithë mund të kenë të njëjtat karakteristika dhe sforcoheni për të qenë të kuptueshëm, me kushtin që askush të mos prishë programet tuaja. Autoriteti juaj shpesh rezulton të jetë sigurues për vartësit.

UJORI – Nëse do ishte për ju, boss-ët nuk duhet të ekzistonin dhe madje nuk duhet të kishte as eprorë. Nuk pranoni të merrni urdhra nga askush, ndaj preferoni të jeni vetë në rolin e shefit/es. Ju viheni në pozita të barabarta me vartësit dhe i vlerësoni përshtypjet dhe mendimet e tyre. Shumë herë, për ju është e rehatshme t’ia delegoni dikujt disa aktivitete të mërzitshme apo gjëra për të cilat nuk keni shumë kohë. Dikush mund të mos ju respektojë nëse vazhdoni kështu.

PESHQIT – Të kesh një shef të shenjës suaj, do të thotë të kesh të bësh me një person tejet emotive, që kushtëzohet shumë nga gjendja shpirtërore edhe kur është e nevojshme të jenë të shkëputur nga diçka e tillë, të jenë të ftohtë, autoritarë apo edhe të pandjeshëm. Nuk arrini të fshihni simpatitë apo antipatitë tuaja, duke gjeneruar kështu një atmosferë jo shumë harmonioze. Jeni të gatshëm për të ndihmuar këdo që gjendet në vështirësi dhe kështu, dikush mund të përfitojë nga mirësia juaj.