Sporti

Ja çka është klubi i madh | Liverpool gëzon një fëmijë 6 vjeçar që vuan nga një sëmundje e rrallë – video është tepër emocionuese!

12/25/2024 18:09
nga:Lorik J

Liverpool ka publikuar një nga videot më emocionuese të Krishtlindjeve – ku protagonist është një djalë i quajtur Isaac, i cili vuan nga sindroma Wolf-Hirschhorn, një sëmundje e rrallë që prek një në çdo 50 mijë fëmijë.

Liverpooli mësoi për historinë e këtij djali përmes familjes së tij dhe donte ta befasonte me Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk, dy nga idollët e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Egjiptiani dhe holandezi shkuan në shkollën e Isaac dhe ftuan atë dhe prindërit e tij të kalojnë një ditë në ambientet e klubit të Liverpool, ku vogëlushi ka mundësinë të takojë të gjithë lojtarët e Liverpool dhe trajnerin, Arne Slot.

Qershia mbi tortë ishte kur Isaac shoqëroi Van Dijk në ndeshjen kundër Manchester Cityt që u luajt në Anfield pak javë më parë gjatë daljes tradicionale nga dhomat e zhveshjes, kur lojtarët largohen të kapur për dore me disa fëmijë.

/GazetaBlic Sport