Showtime

Ja cila këngë u shpall tani si ‘më e mira e të gjitha kohërave’

11/25/2021 18:49
nga:G C

Kënga hit i The Weeknd, “Blinding Lights”, është kurorëzuar zyrtarisht si kënga numër 1 e të gjitha kohërave në listat e këngëve të Billboard, duke rrëzuar hitin e viteve 1960 të Chubby Checker, “Twist”.

Kënga, një klasik sinth-pop, debutoi në fund të nëntorit 2019 dhe kryesoi Billboard Hot 100 për katër javë në prill dhe maj 2020, duke kaluar një rekord 90 javësh radhazi në tabelë.

Tani “Blinding Lights” mban titullin e këngës nr. 1 në listën e këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave Hot 100, njoftoi Billboard të martën.