Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” banorët patën shumë diskutime, sqarime, surpriza, përballje e lot.
Duket se banorët në shtëpi po ndjejnë mall për familjarët çdo ditë e më shumë, shkruan GazetaBlic.
Mbrëmë u surprizua Sarah Berisha, të cilës në shtëpi i erdhi motra e saj, e që konkurentja e shtëpisë Beatrix Ramosaj u emocionua dhe u përlot nga kjo surprizë
Ajo u përlot pasi që prej ditësh nuk i ka takuar e as nuk mund të komunikoj me familjarët e saj.
Aktorja tropojane Arjola Demiri u mundua ta qetësojë me humor e ku pastaj u afruan edhe banorët e tjerë të shtëpisë për ta bërë atë të ndihet më mirë./GazetaBlic/



