Lajme

Dugolli mban fjalim, Lushtaku shkon dhe i bën zhurmë në foltore

05/05/2022 11:40
nga:G B

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka marrë sërish fjalën në Kuvend, derisa  i ka bërë një pyetje Abelard Tahirit të PDK-së.

Por, deputetët e kësaj të fundit e kanë injoruar atë duke vazhduar zhurmën me goditje të tavolinave, përcjell Gazeta Blic.

Madje, deputeti Mërgim Lushtaku ka shkuar afër tij në foltore dhe ka vazhduar të bëjë zhurmë.