Xherdan Shaqiri ka zhvilluar paraqitje shumë të mira në “Euro2020”.
Sipas disa informacioneve të fundit nga Turqia, ai tashmë është në listën e gjigantit të madh turk, Galatasaray, shkruan GazetaBlic Sport.
Oferta që po mendon ta dërgojë skuadra turke për të është në rrethin e 8 milionë eurove, plus bonuse tjera.
Përfaqësuesit e Shaqirit dhe të Galatasarayt janë takuar në javët e fundit disa herë dhe marrëveshja personale nuk është larg, tani mbetet vetëm të dërgohet oferta zyrtare në drejtim të Liverpoolit.
Tifozët e këtij klubi në vazhdimësi kanë kërkuar transferimin e tij dhe nëse gjithçka shkon në rregull, ai do të zyrtarizohet tek kjo skuadër javën tjetër.
/GazetaBlic Sport/


