Sporti

Zyrtarizohet puna e re e Jose Mourinhos

04/30/2021 09:55
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho tashmë edhe zyrtarisht ka nënshrkuar kontratë me “shtëpinë” mediatike, “Sun Sport”. 

Ai u largua nga skuadra e Tottenham pasi që dështoi në objektivat e tij, shkruan GazetaBlic.

“Jose Mourinho i bashkohet brendit tonë të ri SunSport si kolumnist”, shkruhet në njoftimin e The Sun.

Ai do të shkruajë në Sun Sport në lidhje me Kampionatin Evropian 2020.