Trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit të Maqedonisë Veriore është Blagoja Milevski.
Siç u njoftua, Milevski do të marrë drejtimin e ekipit të Maqedonisë Veriore nga Igor Angelovski, me datë në 1 Gusht, përcjell GazetaBlic Sport.
50-vjeçari vjen nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Europianin U-21. Në karrierën e tij Milevski ka drejtuar edhe Vardarin e Shkupit ndërkohë që për pak kohë ka qenë edhe pjesë e ekipit izraelit Ashdod. Pas firmws me Milveskin presidenti i Fedaratws sw Futbollit nw Maqedoninw e Veriut Muhamed Sejdini pwr mediat vendase u shpreh:
“Vizioni për të ardhmen tonë të futbollit me Blagoja Milevski si trajner i kombëtares maqedonase A është i qartë. Ai është njeriu që rigjeneroi rrjedhën e gjakut të futbollit maqedonas, krijoi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh të cilët tashmë kanë luajtur në dy Kampionate Evropiane, të rinj dhe të rritur, dhe ne jemi të bindur se kjo rrugë duhet të vazhdojë”, tha Sejdini.



