Që nga koha kur Izraeli nisi luftën me Hamasin, sulmet izraelite kanë goditur më shumë se 11 mijë objektiva që sipas tyre i përkasin organizatave terroriste në Rripin e Gazës.
Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shtoi se trupat identifikuan sulmuesit e Hamasit në lagjen Jabalia në një ndërtesë shumëkatëshe, e cila ishte pranë një shkolle, qendre mjekësore dhe zyrave qeveritare.
Trupat udhëzuan forcat ajrore izraelite të kryenin një sulm ajror ndaj sulmuesve, raporton BBC.
Më herët IDF kishte thënë se një sulm në Jabaliya kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe kishte shkaktuar shembjen e infrastrukturës nëntokësore të kësaj organizate.


