Lajme

Izraeli sulmon objektiva pranë Damaskut

12/28/2023 22:36
nga:Y I

Shpërthime janë dëgjuar pranë kryeqytetit të Sirisë, në Damask.

Sipas televizionit shtetëror sirian, Izraeli është përgjegjës për sulmet.

Izraeli do të veprojë edhe për të larguar Hezbollahun nga kufiri me Libanin nëse sulmet e grupit militant vazhdojnë, ka paralajmëruar ministri izraelit, Benny Gantz.

Ai tha se ushtria do të ndërhyjë nëse militantët nuk ndalojnë të shtënat në veri të Izraelit duke shtuar se koha për një zgjidhje diplomatike po mbaron.

/Ora News/