Lajme

Izraeli sulmon gjatë natës në jug të Libanit

06/19/2026 09:56
nga:Y I

Gjatë orëve të natës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se kanë ndërmarrë goditje ajrore në disa zona të jugut të Libanit, duke pretenduar se objektiv i tyre kanë qenë militantë dhe infrastrukturë e Hezbollahut.

Siç raporton The Times of Israel, këto sulme u kryen si reagim ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollah, organizatë e mbështetur nga Irani.

Në krahun tjetër, agjencia shtetërore e lajmeve në Liban bëri të ditur se nga këto bombardime ajrore kanë mbetur të vrarë të paktën 16 persona.