Lajme

Izraeli nuk sheh asnjë marrëveshje të re bërthamore me Iranin

09/11/2022 22:07
nga:G B

Izraeli nuk parashikon te ketë një rindryshim të marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore përpara zgjedhjeve të SHBA-së në nëntor, tha një zyrtar izraelit të dielën, pasi palët evropiane u shprehën të zhgënjyer me Teheranin.

Izraeli e kishte mbështetur tërheqjen e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, nga  marrëveshja bërthamore iraniane e vitit 2015, të cilën ai e konsideroi shumë të kufizuar. Izraeli në mënyrë të ngjashme e ka mbajtur qëndrimin edhe pasi administrata aktuale e ShBA-së ka kërkuar rihyrjen.

Të shtunën, Britania, Franca dhe Gjermania thanë se kishin “dyshime serioze” në lidhje me qëllimet e Iranit pasi ai u përpoq të ketë një riaktivizim të marrëveshjes pasi u mbyllën hetimet nga OKB-ja.

Teherani e quajti deklaratën evropiane “jokonstruktive”.

“Në këtë moment, duket se një marrëveshje bërthamore me Iranin nuk do të nënshkruhet të paktën deri pas zgjedhjeve afatmesme (SHBA),” u tha zyrtari izraelit gazetarëve në kushte anonimiteti.

Duke e informuar kabinetin izraelit të dielën, kryeministri Yair Lapid falënderoi fuqitë evropiane “për qëndrimin e tyre të drejtpërdrejtë”.

“Izraeli po kryen një përpjekje të suksesshme diplomatike për të ndalur marrëveshjen bërthamore dhe për të parandaluar heqjen e sanksioneve ndaj Iranit”, tha ai.

“Nuk ka mbaruar ende. Rruga është e gjatë. Por ka shenja inkurajuese.”

Irani, i cili mohon se do të kërkojë armë bërthamore, që nga tërheqja e SHBA-së vetë ka shkelur marrëveshjen e vitit 2015 me shtimin e uraniumit, një proces që mund të krijojë karburant për bombat.

Izraeli nuk është palë e bisedimeve të Vjenës, shkruan Reuters.