Lajme

Izraeli nis testimet për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 (VIDEO)

12/27/2021 13:04
nga:Gazeta Blic

Izraeli filloi testimet e një doze të katërt të vaksinës kundër koronavirusit të hënën në atë që besohet të jetë studimi i parë i këtij lloji.

Testimi filloi në Qendrën Mjekësore Sheba, jashtë Tel Avivit, me 150 mjekw që kishin marrë një dozë të tretë përforcuese në gusht.

Të hënën ata morën një vaksinë të katërt të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Stafi që merrte dozën shtesë u testua dhe u zbulua se kishte nivele të ulëta të antitrupave.

Izraeli nisi një fushatë vaksinimi lider në botë në fillim të këtij viti. Pak më shumë se 4.2 milionë nga 9.3 milionë banorët e Izraelit kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Izraeli ka regjistruar të paktën 8,242 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.