Lajme

Izraeli merr përsipër sulmin në kampin e refugjatëve: Ishte qendra e operacioneve të Hamasit

10/31/2023 20:44
nga:Y I

Gjatë sulmit në kampin e refugjatëve në Gaza, vdiqën të paktë 47 civilë.

Zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari tha se ushtria izraelite arriti të marrë kontrollin e një bastioni të Hamasit në Jabaliya perëndimore, ndërsa neutralizoi komandantin e Hamasit, Ibrahim Biari. Sipas IDF, Biari ishte komandanti i batalionit qendror në Jabalia dhe ishte mbikëqyrës i të gjitha luftimeve në Gazën veriore. Sipas Hagarit, në 24 orët e fundit ushtria izraelite vrau 50 burra të Hamasit.

“Forcat e këmbësorisë dhe tankeve, të udhëhequra nga Brigada Givati, kapën kompleksin në Jambaliya perëndimore, i cili përdoret nga Batalioni Jambaliya i Hamasit”, thuhet në deklaratë.

Nga ana e saj, organizata nuk iu përgjigj pretendimeve të IDF, të cilat vijnë vetëm disa orë pasi ministria e brendshme e Gazës raportoi se gjatë një sulmi në kampin e refugjatëve Jambaliya, shumë njerëz u plagosën dhe u vranë.

/Faxweb/