Izraeli ka marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq një arkivol, i cili sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), përmban trupin e njërit prej dy pengjeve të fundit të vdekur që ndodhen ende në Gaza, ka raportuar BBC.
Forcat izraelite tani do t’i transferojnë trupat në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore të Izraelit në Tel Aviv për identifikim.
Krahu ushtarak i PIJ njoftoi më parë se kishte gjetur trupin e një pengu në Gazën veriore.
Dorëzimi erdhi disa orë pasi zyra e kryeministrit izraelit tha se testet treguan se një grup tjetër mbetjesh të marra nga Hamasi të martën nuk i përkisnin asnjërit prej pengjeve të vdekur.
Njëri nga dy burrat është Ran Gvili, një oficer policie izraelit 24-vjeçar dhe tjetri është Suthisak Rintalak, një punëtor bujqësor tajlandez 43-vjeçar.
Autoritetet izraelite dhe tajlandeze thonë se të dy u vranë gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 dhe se trupat e tyre u çuan më pas në Gaza.
Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, e cila hyri në fuqi më 10 tetor, Hamasi pranoi të kthejë 20 pengjet e gjalla izraelite dhe trupat e 28 pengjeve të vdekura izraelite dhe të huaja që ndodheshin ende në Gaza brenda 72 orëve.
Të gjithë pengjet e gjalla u liruan më 13 tetor në këmbim të 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,718 të paraburgosurve nga Gaza.
Deri më tani, janë dorëzuar eshtrat e 23 pengjeve të vdekura izraelite, së bashku me ato të tre pengjeve të huaja – njëri prej tyre tajlandez, një nepalez dhe një tanzanian.
Në këmbim, Izraeli ka dorëzuar trupat e 345 palestinezëve të vrarë gjatë luftës.


